Transmetuar më 13-06-2019, 20:45

Futbollisti me origjinë shqiptare Ezgjan Alioski, i cili mbron ngjyrat e Maqedonisë së Veriut, ka përjetuar një moment aspak të këndshëm në një lokal në Prilep.

Ai dhe familja e tij ndodheshin në restorant iu është thënë që të largohen nga ai ambjent vetëm se po flisnin shqip.

“Jam shumë i irrituar me atë që ndodhi në Prilep. Shikoni, unë jam duke luajtur për ekipin kombëtar të Maqedonisë, unë vij nga Anglia për të luajtur me gëzim për këtë përfaqësuese, ndërsa ja se çka përjetoj këtu”, ka thënë futbollisti.

Ai ka vijuar më tej duke thënë se:

“Kur fola me të dashurit e mi në gjuhën amtare, edhe pse nuk e fsheh që jam shqiptar, një njeri erdhi dhe më tha të largohesha nga restoranti vetëm sepse e dëgjoi gjuhën që komunikoja me familjen time. Unë me të vërtetë nuk kam fjalë, nuk ja dua askujt këtë”./a.k/noa.al/