Transmetuar më 14-06-2019, 13:28

Një baba rrëmbeu vajzën e tij 8 muajshe, më pas e vrau dhe ia hodhi kufomën në liqenin pranë varrezave.

25-vjeçari amerikan Cody Franciscovich, nga New York, u arrestua pas gjetjes së trupit të vogëlushes nga policia në varrezat St. Patrick’s Cemetery, të dielën që lamë pas.

Vogëlushja Ruby jetonte prej disa muajsh me të ëmën, babanë dhe dy vëllezërit në një motel.

Nuk janë të qarta arsyet se pse familja jetonte në hotel, por një ditë i riu u largua bashkë me vajzën, të cilën e përdhunoi dhe e vrau.

Ishin kalimtarët ata që dhanë alarmin pasi gjetën trupin e pajetë, ndërkohë që brenda pak kohësh u ra dhe në gjurmët e Cody, duke e vënë në pranga.

I riu pranoi fajësinë, ndërkohë që tashmë po përballet me drejtësinë, ku rrezikon burgim të përjetshëm, shkruan noa.al. Dy vëllezërit e vogëlushes ju besuan shërbimeve sociale, ndërkohë që edhe nëna është vënë nën hetim. /a.y/noa.al