Transmetuar më 14-06-2019, 15:05

Deputeti kenian, Rashid Kassim, është arrestuar pasi u akuzua për dhunimin e koleges së tij. Në një video të publikuar në mediat sociale, deputetja Fatuma Gedi tha se po dilte nga Parlamenti në Nairobi mëngjesin e së enjtes, kur u takua me Kassim. Ajo u shpreh se deputeti u përplas me të sepse nuk i ndau para elektoratit të tij.

Gedi tha se pasi i shpjegoi pozicionin e saj, ai i tha se ishte budallaqe dhe e gjuajti disa herë në gojë e nofulla.

"Më pas më goditi, më rrahu,"-rrëfeu deputetja, ndërsa shtoi: "Pastaj më gjuajti përsëri, u trondita."

Deputetja Sabina Chege, Përfaqësuese e Grave të Muranga County dhe tha se ishte dëshmitare e sulmit të supozuar.

"Ai u tërbua dhe filloi ta fyente e ta godiste. Jo njëherë por i gjuajti dy herë me shuplakë në fytyrë", tha ajo.

Chege shtoi se ajo dhe deputetët e tjerë u larguan nga Parlamenti gjatë seancës së ardhshme në shenjë proteste.