Transmetuar më 15-06-2019, 09:08

Nisin punimet për rikonstruksionin e rrugës Kombinat-Ndroq. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Veliaj thotë se punimet do të realizohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në muajt korrik-gusht.

Veliaj shprehet se ky investim do të ndihmojë jo vetëm transportin në Vaqarr, Pezë, Ndroq, por edhe do të ndikojë në turizëm.

“E paparë Sonila Qato e ARRSH – nisi investimin ne rrugën Kombinat-Ndroq që do ndihmojë transportin e turizmin në Vaqarr, Pezë, Ndroq!

Krahë të lehta e punë të mbarë për skuadrat në terren! Forca! ”, shkruan kryebashkiaku Vleiaj.