Transmetuar më 15-06-2019, 09:41

Kujdes ndaj tatuazheve dhe pirsing, pasi rrezikohet që të merret infeksion ose hepatit.

Sipas ekspertëve britanikë të ‘Royal Society for Public Health’, procedurat që shoqërojnë vendosjen e ageve në lëkurë, bëhen shpesh pa respektuar normat e higjienës, pasi rrezikohen infeksione të rënda dhe hepatite.

“Momentalisht ligji anglez nuk parashikon një përgatitje paraprake për ata që hapin këto laboratore, ndërkohë që do të ishte e nevojshme që të shtoheshin normat e higjienës dhe sigurisë për të mbrojtur publikun, i cili gjithnjë e më shpesh zgjedh që të bëjë tatuazhe”, raporton BBC.

Më tej citohet rasti i një adoleshenti i cili humbi pjesën e sipërme të njërit vesh, për shkak të një infeksioni të shkaktuar nga një pirsing, shkruan noa.al.

Ekspertët kërkojnë që t’iu ndalohen të miturve nën 18 vjeç, ndjekja e këtyre procedurave, për shkak të rrezikut që ju kanoset si dhe të denoncohen studiot e palicencuara.

Në raport nënvizohet se produktet e injektuara në lëkurë, duhet të jenë të njohura ligjërisht dhe t’iu nënshtrohen procedurave speciale. /a.y/noa.al