Transmetuar më 15-06-2019, 14:37
Edi Rama, Stevo Pendarovski

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet deklaratës së Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, lidhur me çeljen e negociatave.

Kjo pasi Pendarovski, i ka kërkuar Bashkimit Europian shkëputjen e Maqedonisë nga Shqipëria në procesin e diskutimit për hapjen e negociatave.

Ai thotë se Presidenti Pendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat.

“Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë dhe shqiptarëve në zhvillimet demokratike dhe rrugën europiane të shtetit mik.

S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!”, shkruan Rama. /a.y/noa.al