Transmetuar më 15-06-2019, 17:03

Presidenti Ilir Meta ka reaguar rreth vendimit të socialistëve për të mbledhur 55 firma për shkarkimin e tij.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi në një postim në rrjetet sociale shkuan se kreu i shtetit është zgjedhur nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi.

Zyra e presidentit e konsideron vendimin e socialistëve si “mocioni i çunave të Shijakut”, që sipas tij kërkojnë të instalojnë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve.

Por sipas zyrës së presidencës, do të marrin përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë.

“Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës. Mocioni i “çunave të Shijakut” që kërkon të instalojë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Shqipëria e para! Shqipëria si gjithë Europa!”, shprehet zëdhënësi i Presidentit./a.k/noa.al/