Transmetuar më 15-06-2019, 18:21

Këtë mbremje në orën 20:00, në stadiumin "Fadil Vokrri", në Kosovë, do të zhvillohet sfida e yjeve mes skuadrës së Granit Xhakës dhe Milot Rashicës.

Mesfushori i Arsenalit dhe ai i Werder Bremenit kanë krijuar ekipet e tyre dhe do të luajnë përballë njëri-tjetrit, për të dhuruar spektakël për të gjithë dashamirësit e futbollit.

Disa orë para sfidës, pjesëmarrësit e sfidës së yjeve, i kanë surprizuar të gjithë, teksa vendosën të udhëtonin me urban nëpër rrugët e Prishtinës.

Ky moment pikant, u filmua nga trajneri Ismet Munishi.

Më poshtë keni videon.