Transmetuar më 16-06-2019, 01:53

Presidenti i Republikës, Ilir Meta me anë të një kërkese i është drejtuar kryetarit të komisionit të Zgjedhjeve, Klement Zgurit, duke i kërkuar informacion për numrin e deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.

Pas përfundimit të listave të  kandidatëve të opozitës që ndodhet jashtë parlamentit, këtij të fundit i mungojnë 18 deputetë.

Dy kërkesat e Presidentit ndaj kryetarit të KQZ-së janë:

-Cili është numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në shkallë vendi?

-Vënien në dispozicion të listës emërore të deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore për çdo subjekt, si dhe listën emërore të deputetëve aktualë në shkallë vendi.

Duke qenë se në Parlament duhet të ketë 140 deputetë, Presidenti Meta mund të kërkojë shpërndarjen e tij, për shkak se deri më tani nuk është plotësuar numri legjitim i deputetëve.