Transmetuar më 16-06-2019, 11:14

Një tjetër aksident rrugor me pasojë një person të plagosur rëndë ëshrë regjitruar paraditen e kësaj të diele në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur "në rrugën e Durrësit", në Tiranë, ku një autoambulancë ka përplasur një grua kalimtare.

Nga të dhënat e para mësohet se gruaja u përplas, ndërsa po kalonte rrugën dhe ka qenë vetë autoambulaca që e ka transportuar në spital.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e saj, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./b.l/noa.al/