Transmetuar më 16-06-2019, 11:46

Deputeti Lefter Maliqi përmes një statusi në Facebook, i ka drejtuar një mesazh kryeministrit Edi Rama pas këmbënguljes së tij për zgjedhjet më 30 qershor, megjithëse Presidenti Ilir Meta e ka çdekretuar këtë datë.

Maliqi pyet kryeministrin se kush do i shmangë konfliktet dhe përplasjen civile në 30 qershor? Ai e ka quajtur kryeministrin kalorës dhe i kujton se s’ka as policë me të cilët mund të ruajë qendrat e votimit. “Mobilizo bandat e krimit si grupe të gatshme”, këshillon më tej deputeti.

“Lind Pyetja? Kush do i shmang konfliktet dhe përplasjen civile në 30 Qershor? Kush do e mbaj pëtgjegjësinë po ndodhën Viktima? Presidenti e bëri detyrën e tij dinjitoze si sovran i popullit.Po kalorësi i Rilindjes? Lind pyetja? Populli në çdo qytet i del para në rrugë kalorësit dhe përplaset me 300 polic e gardist që i merr nga Tirana.

Po në 30 Qershor kur ska forca policie, ku në ëdo qendër votimi ka vetëm 1 Polic dhe në çdo qark me 400-500 qendra votimi, janë vetëm 20 polic në gadishmëri për nderhyrje në rast konflikti e përplasje civile në çdo qënder votimi, ku parashikohet në çdo qendër votimi të ngrihen mbi 20 veta dhe në shkall qarku mbi 2000 veta dhe në shkalle vendi mbi 100.000 veta”, shkruan Maliqi.

Më tej ai vijon duke pyetur, “Kalorës si do i menaxhosh këto situata kur ske as polic të gatshëm, apo do thyesh kodin zgjedhor sdo lësh fare polic nëpër qëndra votimi, se ti je zoti spyet as për kod,as për ligj,as për institucione as për opozitë as për socialist, ty të rroj rilindja. Të jesh i sigurt kalorës, mobilizo bandat e krimit si grupe të gatshme”.

Sipas Maliqit, “Vetëm shqiptarët me dt 30 duan të shohin Ertv tënde të famshme të cilës më 30 Qershor mund ti digjet ekrani dhe do vitë të rregullohet. Mbahu kalorës, mos pi shumë këto ditë lëng qumshti të bardh, ndrysho ndonjëherë ngjyrën. Mos u ndal kalorës jepi drejtim dt 30 do jetë dita e 3 ose e 4 dasmës suaj.Me trashegime dhe jetë të lumtur. Korrikun e ke muaj mjalti me tao taon”./b.l/noa.al/