Transmetuar më 16-06-2019, 12:03

Nga Torino në Gabbicce Monte (Pesaro) në gjurmët e një ngarkese të madhe të marihuanës, gjysmë ton, u zbulua në sajë të telefonave celularë.

Ky është operacioni i fundit i pocicisë në Torino, në bashkëpunim me atë të Pesarit, që çoi në arrestimin e tre personave: Aleksandër Latifaj, 37 vjeç me origjinë shqiptare që jeton në Gabicce Mare me familjen e tij dhe Elvis Perrah 32 vjeç dhe Elis Velaj 19 vjeç, të dy shqiptarë që jetojnë në Torino.

Më 11 qershor në Torino, është ndluar për kontroll një automjet tip Fiat, marrë me qira, në të cilën u zbuluan 25 kg marihuanë. Pas kësaj Perrah dhe Velaj përfunduan me pranga.

Falë gjurmëve të telefonave të mbetura nga dy bashkëpunëtorët, ekipi celular i Torinos arriti në Gabicce Monte, ku u zbulua një apartament që shërbente si një depo droge.

Vendi ku mbahej droga ishte ndarë në mes të një papafingo të shtëpisë së Latifaj dhe një shtëpie të dytë të pabanuar edhe kjo në pronësi të Latifaj.

Pas kontrollit u zbulua më shumë që 500 kg marihuanë dhe 40 gram kokainë, për një vlerë tregu prej rreth një milion euro, e cila më pas u sekuestrua. /b.l/noa.al/