Transmetuar më 16-06-2019, 12:53

Zgjedhja për kryetar të PDK-së, është bërë sot në Konventën e nëntë zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila u mbajt në Prishtinë.

Pas zgjedhjes, Veseli ka falënderuar delegatet derisa ka deklaruar se askush nuk do t’i ndalë në rrugëtimin e tyre për të dërguar në vend amanetin e atyre që dhanë jetën për liri.

Veseli ka thënë se të gjithë anëtarët e partisë duhet të kërkojë llogari nga udhëheqja e re e PDK-së. Ai ka thënë se duhet të kërkohet që mos të ketë abuzime.

“Delegatë natyrisht se ky është moment ndjenje dhe krenarie jo vetëm për mua por për të gjithë PDK-në. Delegat të nderuar ju sot më keni bërë një nder dhe unë e di, menjëherë kërkoni përgjegjësi prej meje, lidership kërkoni vizion, kërkoni që në PDK mos te ketë dilema mos të ketë paqartësi, te ketë orientim të qartë për vendin, për partin, për kombin, që të ecim përpara.

Të gjithë e dimë, secili prej neve se si kemi ardhur deri këtu. Dhe ne nuk duhet të lejomë që të ketë dilema, sot dy dekada mbrapa”, ka thënë Veseli.

Zgjedhja e Veselit kishte ardhur pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i kreut të PDK-së, pasi ky i fundit ishte zgjedhur president i vendit.