Transmetuar më 16-06-2019, 17:01

Gjykata e  Elbasanit ka lënë në burg dy kryetarët e Partisë Demokratike të Librazhdit dhe Përrenjasit, të ndaluar pas protestave kundër Kryeministrit në Librazhd.

Në burg janë lënë Bujar Vreto, kryetar i Degës së PD-së Librazhd, dhe Arjan Karriqi,

Kryetar i Degës së PD-së, Përrenjas.

Gjykata liroi Aurel Bylykbashin, kryetarin e PD-së së Elbasanit, Erlind Gurra, Ssekretari i PD-së, dega Librazhd), Leonard Ozuni, Sekretari i PD-së, dega Prrenjas.

Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dy persona, Bujar Kojku, 54 vjeç, nga Librazhdi, dhe Dashamir Boja, 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik, të cilët janë lënë në burg. /k.k/noa.al/