Transmetuar më 16-06-2019, 17:25

Kryeministri Rama ka akuzuar sot Presidentin Ilir Meta dhe Sali Berishën se janë ata koka që pengojnë hapjen e negociatave.

Duke sjellë në vëmendje deklaratën e Presidentit të Maqedonisë së Veriut që kërkoi që vendi i tij të veçohej nga Shqipëria për negociatat, Rama tha se ndryshe nga ai, Presidenti i Shqipërisë bën të kundërtën.

Nga Pusteci, në vijim të fushatës elektorale, kreu i qeverisë tha se Meta dhe Berisha janë koka që sipas tij “na bën të gjithëve të në vijë zor”.

“Ai është koka së bashku me Sali Berishën dhe ku Lulëzimi dhe fallxhorja janë marionetat e tyre, presidenti na bën të gjithëve të në vijë zor. Pasi është diçka e pa ndodhur më parë dhe është diçka që Shqipëria nuk iu ka borxh Ilir Metës. Ai sot duhet të ishte avokat kryesor për hapjen e negociatave”, tha Rama. /k.k/noa.al/