Transmetuar më 16-06-2019, 18:27

Mbështetës të opozitës dhe përfaqësues të PD-së er LSI-së, protestuan edhe sot kundër Kryeministrit Rama.

Ky i fundit ndodhet në juglindje të vendit për fushatë elektorale.

Këtë herë, protestuesit tentuan të bllokonin rrugën në Grabovicë gjatë kalimit të Ramës për në Pogradec.

Përfaqësuesit e opozitës, Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari debatuan me efektivët e policisë për të mos penguar marshimin e tyre.

Gjithsesi, kalimi i eskortës së kreut të qeverisë kaloi pa ndonjë incident për t’u veçuar. /k.k/noa.al/