Transmetuar më 16-06-2019, 20:51

Ndodh shpesh që të keni ndjesi sikur jeni tejngopur dhe barku juaj është shumë i fryrë.

Kjo mund të ndodhë për arsye nga më të ndryshmet, por kryesorja është ushqimi që keni ngrënë.

Por ekzistojnë disa ushqime që ju rikthejnë në normalitet, dhe të gjithë i keni në tryezën tuaj.

Ananasi

Ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.

Uthulla e mollës

Kur ndiheni shumë të fryrë pini një gotë ujë të vakët me një lugë uthull molle. Ajo është një përbërës shumë i mirë në eleminimin e gazrave dhe fryrjes.

Çaj kamomili

Ka veti anti-inflamatore, qetësuese dhe do t’ju qetësonte shumë në këto raste.

Limoni

Është i pasur me vitaminë C dhe ndihmon në tretje. Pini një gotë ujë të përzier me lëng të freskët limoni çdo mëngjes esëll. /k.k/noa.al/