Transmetuar më 16-06-2019, 21:35

Në një kohë kur temperaturat kanë kaluar mbi 30 gradë, në Devoll janë regjistruar reshje shiu dhe breshëri.

Banorët thonë se si pasojë e breshërit janë dëmtuar prodhimet bujqësore.

Devolli i Sipërm është zona më e prekur.

Bëhet e ditur se breshëri ka goditur fshatrat Sul, Koshnicë, Miras, Çetë, Cangonj etj, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Ndërkohë, sipas parashikimeve, ditën e nesërme priten reshje shiu në disa zona të vendit. /k.k/noa.al/