Transmetuar më 16-06-2019, 21:58

Një foshnjë ka përfituar udhëtim falas deri në moshën 25-vjeçare pasi lindi në një tren, në Irlandë.

Drejtuesit e kompanisë sapo u informuan mbi lindjen e një gruaje në tren, vendosën që të shpërblejnë fëmijën e 25 vite udhëtim falas me tren.

Gruaja e re u detyrua të lindte vajzën në trenin e Galway-Dublin, ditën e martë, me ndihmën e disa udhëtarëve në bord.

Mamaja dhe vajza e saj e porsalindur u dërguan me ambulancë në Spitalin e Coombe. /k.k/noa.al/