Transmetuar më 16-06-2019, 22:40

Një burrë në Britani ka bërë ndoshta gjestin më fisnik në botë duke adoptuar pesë fëmijë.

Për më tepër që të pestë janë me aftësi të kufizuara.

Ben Carpenter, nga Huddersfield, West Yorkshire, fillimisht donte të adoptonte vetëm një fëmijë kur ishte 21 vjeç.

Por 35-vjeçari është bërë “baba” i 5 fëmijë. Së fundmi ai përfundoi procedurat për adoptimin e djalit të tij Noah, i cili vuan nga sindroma Cornelia de Lange.

Dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga adoptimi edhe i më shumë fëmijëve të tjerë.

Fëmijët e tij , Jack, 11 vjeç, Ruby, 8 vjeç, Lily, 6, Jozef, 3 dhe Noa, 1 vjeç, të gjithë janë  me aftësitë të kufizuara, nga autizmi deri tek sindroma Pierre Robin. /k.k/noa.al/