Transmetuar më 17-06-2019, 04:31

Një fanellë e veshur nga legjenda e bezbollit Babe Ruth është bërë edhe objekti përkujtimor sportiv që është shitur me çmimin më të shtrenjtë në histori.

Ajo u shit për 5.64 milionë dollarë në një ankad që u zhvilluar në Nju Jork, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 4.4 milionë dollarësh të vendosur në vitin 2012, sërish nga shitja e një prej fanellave të Nju Jork Jankiies veshur nga Ruth.

Fanella e shitur këtë të shtunë, daton në periudhën 1928-1930 të karrierës së gjatë të Ruth, i cili u që një yll sportiv që në fillimet e tij. Identiteti i shitësit dhe i blerësit nuk është bërë i ditur.

Babe Ruth luajti për 22 sezone në Ligën Madhore të Bejzbollit dhe konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e sportit. Ai fitoi shtatë kampionate të World Series dhe theu një numër të madh rekordesh nga karrierës së tij, para se të dilte në pension në vitin 1935.