Samsung përqafon dështimin, tërheq shitjet e celularit të ri
Transmetuar më 17-06-2019, 02:31

Gjiganti i teknologjisë Samsung po anulon parapagimet për modelin më të ri të smartfonit të palosshëm.

Rimbursimi i klientëve do të bëhet pasi Samsung Galaxy Fold nuk është ende gati të hidhet në treg për përdoruesit për shkak të problemeve që ka shfaqur.

Samsung njoftoi lancimin e smartfonit të ri në shkurt, por përdoruesit që testuan telefonin raportuan se gjatë përdorimit ai kishte pësuar thyerje.

Kjo detyroi kompaninë që të tërheqë modelin e ri, duke pranuar se ka nevojë për përmirësime të mëtejshme.

Samsung deklaroi se do të përforconte mbrojtjen e ekranit në mënyrë që klientët të përfitojnë maksimumin nga smartfoni i ri me vlerë 2 mijë dollarë, i cili u mendua të ishte fillimisht i aksesueshëm për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Modeli i smartfonëve të palosshëm përfaqëson edhe gjeneratën e ardhshme të telefonave inteligjentë.

Ndërkohë që Samsung anuloi shitjet, Huawei ka disa muaj që shet Mate X, i njëjtë me Galaxy Fold. Po ashtu kompani të ndryshme aziatike kanë nxjerrë në shitje telefona të ngjashëm por me çmime shumë më të lira.

Loading...
loading...
Loading...