Transmetuar më 17-06-2019, 10:08
Foto ilustruese

Një tentativë për të vjedhur një banesë, në Divjakë, është denoncuar në kohë me anë të një telefonate në polici, duke bërë që të kapet një nga të dyshuarit.

Pas telefonatës së shtetasit S.D., në numrin unik 112 se në banesën e tij kishin hyrë dy persona, menjëherë në vendngjarje shkuan efektivët e policsë Divjakë ku bënë të mundur kapjen në flagrancë të njërit prej autorëve të dyshuar.

Kështu nën akuzën e veprës penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentativë, u bë arrestimi i M..J, 20 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij, B.A., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Në lidhje me këtë ngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automjet të cilin autorët e kanë braktisur në një rrugicë në Divjakë gjatë momentit të ikjes nga ndjekja e policisë dhe dy telefona celularë të cilët dyshohet se janë përdorur për komunikime për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Aktualisht vijon puna për dokumentimin ligjor të disa vjedhjeve të tjera të kryera nga ky grup në juridiksionin e Divjakës, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë. /a.y/noa.al