Transmetuar më 17-06-2019, 11:41
Florenc Çapja

Ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, Florenc Çapja.

“Arrest me burg” vendosi gjykata ndaj tij, ndërkohë që Çapja, akuzohet për tentativën e vrasjes së ish kreut të Policisë Rrugore, Fadil Mema, ngjarje e ndodhur në 30 janar të vitit 2006, ku dhe ish-efektivi mbeti i plagosur.

Ndërkohë Mema u ekzekutua me armë zjarri në vitin 2015. Pavarësisht shoqërimeve asokohe, për mungesë provash ai nuk u arrestua asnjëherë.

Dyshimet e atentatit u përqendruan në pistën e hakmarrjes, pasi kunati i Fadil Memës, u akuzua për vrasjen e Sokol Çapajt, xhaxhait të Florenc Çapaj.

Pas atentatit, familja Mema u largua në Itali, por në 13 mars të 2015, Fadil Mema u qëllua për vdekje në Torino.

Në atë kohë ngjarja ndodhi pranë banesës ku ai jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët ku kishte nisur jetën si shpërndarës gazetash.

Megjithatë hetimet janë në vijim, për të zbuluar nëse Çapja ka gisht në vrasjen e Memës. /a.y/noa.al

“Krasta”, shtyhet gjyqi për Florenc Çapjan

Policia jep detaje për operacionin në Elbasan: Si u kap Çapja e bashkëpunëtorët

RENEA kontroll në Elbasan, arrestohet anëtari i fisit Çapja