Transmetuar më 17-06-2019, 12:51

“Me urdhër direkt të Edi Ramës, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj në dhunim flagrant të ligjit po ushtron presion të paligjshëm ndaj prokurorëve të çështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kryetarit të opozitës, ndonëse kryetari i opozitës ka konfirmuar vullnetin për tu paraqitur në prokurori sapo kjo e fundit të zbatojë ligjin për thirrjen e tij”.

Është kjo deklarata që vjen nga Partia Demokratike nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi, në vijim të thirrjes së kryedemokratit për të dëshmuar, lidhur me hetimet për lobimin e PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vijim thuhet se ky presion kriminal përmes urdhrave të paligjshëm të “prokurores së kapur” Elisabeta Imeraj po ushtrohet me urdhër direkt të Edi Ramës me qëllim për të larguar vëmendjen nga përgjimet e reja që ka paralajmëruar se do të publikojë sot gazeta gjermane BILD.

Partia Demokratike paralajmëron prokuroren Imeraj dhe “shefin e saj Edi Rama” se ky skenar kriminal do të dështojë dhe ata do të jenë përgjegjës direkt për këtë veprim kriminal të paprecedentë të shkeljes së ligjit dhe provokimit ndaj opozitës.

“Kamikazaja Imeraj nuk do ta shpëtojë dot Edi Ramën. Asgjë nuk e shpëton dot Edi Ramën. As drejtësia e kapur prej tij”, thuhet në mbyllje të qëndrimit të Partisë Demokratike. /a.y/noa.al

“Lobimi”, Basha nuk shkon në Prokurori dhe dërgon letër: Nuk ka asnjë fakt