Transmetuar më 17-06-2019, 14:36

Pa dijeninë e prindërve mori një kukull në dyqan dhe hipi në makinë. Më pas erdhi paniku! Makina ku udhëtonte me nënën, babanë dhe motrën, u ndoq dhe u ndalua nga policia.

Agjentët zbritën nga makina dhe e drejtuan armën drejt prindërve, duke kërcënuar se do të hapnin zjarr. Gjithçka nën sytë e dy vajzave të vogla njëra 1 dhe tjetra 4 vjeçe.

Ngjarja tronditëse ndodhi në Phoenix, të Arizona, në 29 maj, kur Dravon Ames dhe e fejuara e tij Iesha Harper, shkuan në një dyqan të madh bashkë me vajzat London 1 vjeçe dhe Island, 4 vjeçe.

Ishte Island ajo që e mori kukullën në dyqanin ‘Family Dollar Store’, duke bërë që të lajmërohej me urgjencë policia.

Gjatë ndjekjes së makinës në policia, njëri nga agjentët drejtoi armën drejt prindërve dhe nisi ti bërtiste babait të Island, “Do të qëllojë në fytyrë”.

Gjithë skena u filmua nga disa kalimtarë, të cilat u publikuan në media, shkruan noa.al, duke sjell edhe pamjet më poshtë.

Çifti u shoqërua në polici, por nuk u ngrit asnjë akuzë ndaj tyre, ndërkohë që ndaj policit, nisi procedim disiplinor. /a.y/noa.al