Transmetuar më 17-06-2019, 14:41

Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule përmes një statusi në “Twitter” ka sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Përmes një publikimi në Twitter, Dule e ka akuzuar këtë të fundit duke i thënë, se është në pushtet me vota të blera.

“Pa votim në parti. Me vota te blera në pushtet. Qeveri me oborrtarë. Kuvend monopartiak. Zgjedhje pa kundërshtarë”, shkruan Dule.

Ndërkaq ai ka bërë edhe një pasqyrim të shkurtër për situatën politike në vend dhe në fund thotë se “perëndia ia merr mendtë shkatërruesve”.

“Opozita në prokurori. Presidenti në shkarkim. Timonier! Të urtët në Athinën dhe Romën e lashtë kësaj i thoshin: ‘Perëndia i merr mendtë atij që do të shkatërrojë!’”!, pwrfundon Dule./b.l/noa.al/