Transmetuar më 17-06-2019, 15:21

Gazetari i “Bild”, Peter Tiede, ka reaguar pas refuzimit të kreut të PD, Basha, për t’u paraqitur në Prokurori dhe mundësinë e shoqërimit të tij me forcë me statusin e të pandehurit.

“Sapo kam dëgjuar se Qeveria në Shqipëri po e konsideron arrestimin e kreut të opozitës në mënyrë që të devijojë vëmendjen nga përgjimet telefonike që tregojnë manipulimin zgjedhor në vitin 2017, të cilin “Bild” do ta publikojë”, shkruan Tiede në Facebook.

“Pyetja është, a kërkon Qeveria të arrestojë çdo ditë politikanët e opozitës për të tërhequr vëmendjen nga audio përgjimi? Sidoqoftë, ne nuk nxitojmë: e shqyrtojmë materialin pikërisht për të botuar vetëm fakte të sakta. Siç thashë: po vjen sot në pasditen e vonë”.

Gazetari gjerman u bë i famshëm në Shqipëri pasi publikoi përgjime telefonike në të cilat një anëtar i një grupi kriminal komunikonte në telefon për mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve me zyrtarë të Partisë Socialiste.