Transmetuar më 17-06-2019, 16:11

Gazeta gjermane “Bild” ka botuar pasditen e soyme 16 përgjime që tregojnë sipas saj, vjedhjen e votave në Dibër.

Zyrtari Arben Keshi, drejtor pranë Ministrisë së Brendshme flet me një person me numrin e telefonit 0685922860 dhe ata së bashku shihen tek bëjnë pazar për blerje votash.

Në një moment, personi që ka numrin e telefonit me në fund 860 i thotë Keshit se një votues nuk pranoi të shesë votën për 30 mijë lekë të vjetra. Ndërsa, përgjigja e tij është “të shkojë te PD”.

Biseda

Arben Keshi: Ku je zhdukur

Numri 0685922860: A u lodhe?

Arben Keshi: Ku shkove?

Numri 0685922860: Jam te Tasia, këtu poshtë.

Arben keshi: Ku?

Numri 0685922860: Tasia

Arben Keshi: Ku?

Numri 0685922860: Tasie Lleshi

Arben Keshi: Çfarë thotë?

Numri 0685922860: Nuk do ai Refiku

Arben keshi: Mirë

Numri 0685922860: Ai tha te 30, por 30 nuk mundem…

Arben keshi: Po leje, nëse nuk i duan leje, të shkojnë te PD-ja.

Numri 0685922860: Okej, dakord.