Transmetuar më 17-06-2019, 16:51

Damian Gjiknuri, ish-ministri i Transportit dhe Energjetikës është përgjuar teksa flet në telefon me Bekim Krashin, biznesmen, i cili është angazhuarën në zgjedhjet e Dibrës me Partinë Socialiste.

Sipas përgjimit të BILD, Gjiknuri i kërkon llogari biznesmenit se kush është angazhuar në një komunë të caktuar dhe që ka mbuluar pjesën e transportit të parave.

Sipas Gjiknurit ata janë mbështetur dhe nga shteti për të kryer këtë punë, ndaj i kërkon atij që të marrë listën dhe të kërkojë mbështetje.

Përgjimi 14, Damian Gjiknur-Bekim Krashi

Bekim Krashi: Po, shef. Damian Gjiknuri: O Bekim, folëm içik edhe më parë. Kush ka qenë pjesë te komuna ime për të mbuluar pjesën e transportit (parave). Se ju jeni edhe mbështetur nga shteti për atë punë.

Bekim Krashi: Ne, me thënë të drejtën, ne nuk jemi mbështet shumë për atë punë. Por njoh disa zona që i kanë lajmëruar.

Damian Gjiknuri: Po mirë, merr një listë dhe bëji gjërat dhe kërko mbështetje.

Bekim Krashi: Kush do ta menaxhojë. Tani sapo t’i marr do të vij atje, pa merak.

TË GJITHA PËRGJIMET