Transmetuar më 17-06-2019, 16:55

Në përgjimet e publikuara sot nga gazeta e përditshme gjermane Bild rezulton edhe një bisedë telefonike misdis ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe zyrtarin e ministrisë së Brendshmë, Arben Keshi.

Gjiknuri i thotë Keshit që të mos bëhet merak lidhur me disa vëzhgues të panjohur që ky i fundit i komunikoi se kishin mbërritur, pasi ishin marrë masat që të dërgoheshin disa “Çuna gangsterë".

Pjesë nga biseda:

Damian Gjiknuri: Ca bëhet Keshi: Hiç, asgjë Naj marak naj gjë. Keshi: Po do të vijnë këtë deputetët. Gjiknuri: Kanë qenë pa gjumë. Po do vijnë mo, ja do vijnë tashi. Keshi: Vijnë ca vëzhgues nga rrethet nga ata të tjerët që se di se kush janë. Gjiknuri: E di mo ashtu e di, ashtu bëjnë ata. Unë do të çoj edhe ca çuna gangstera që të të duhen për çdo rast, të mos dalin shumë se janë nga ata tipat problematikë por gjithsesi të jenë aty për çdo rast.

TË GJITHA PËRGJIMET