Transmetuar më 17-06-2019, 17:14

Pas përgjimeve të publikuara nga ‘Bild’, kpas reagimeve të kryeministrit Rama ka reaguar edhe  Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në reagimin zyrtar, Krimet e Rënda bëjnë të ditur se janë duke verifikuar vërtetësinë e përgjimeve. Duke e konsideruar si situatë të paprecedentë, Prokuroria shton se është duke ndjekur situatën të krijuar sipas saj, në shkelje të ligjit.

"Nisur nga publikimet audio te bera sot me datë 17.06.2019 në gazetën gjermane Bild, Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a i K.Penal.

Po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara.

Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron, se po ndjek me kujdes situatën e paprecedent të krijuar që ka cenuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit", thuhet në reagim.