Transmetuar më 17-06-2019, 17:24

Një burrë pësoi një aksident të tmerrshëm në Mumbai të Indisë. Ai humbi një krah pasi ia zuri treni mbi shina, duke ia këputur të gjithin.

Por falë një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale, mjekët arritën që t’ia vendosnin sërish krahun.

Ahmedabad Gujarat po priste në stacion kur rrëshqiti dhe ra në një hendek midis platformës dhe trenit.

Në momentin që ai u rrëzua dora i ngeli në shina dhe treni që po vinte ia këputi.

28-vjeçari, baba i tre fëmijëve nga Mumbai, u dërgua në spital nga miqtë e tij që i vendosën krahun e këputur në një qese plastike.

Menjëherë Gujarat iu nënshtrua një operacioni për rivendosjen e krahut, që rezultoi i suksesshëm.

Nuk dihet ende nëse ai do rifitojë ndjeshmërinë në krah. /k.k/noa.al/