Transmetuar më 17-06-2019, 18:28

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka akuzuar Prokurorinë se është vënë në mbrojtje të Kryeministrit Rama.

Në një reagim pas përgjimeve të publikuara nga “Bild”, Salianji shkruan se me këtë skandal “kuptohet qartë shqetësimi për kërcënimin dhe shoqërimin e Bashës e cila duket si pika që e derdh kupën e mbushur”

Salianji shkruan se përballë hetimeve që duhet të kishin nisur për këtë ngjarje, Prokuroria reagon për të hetuar gazetën gjermane.

“Rrjeta e merimangês kriminale është e qartë por prokuroria perveçse nuk interesohet më per ligj nuk ka as turp, në mënyrë banale bën mbrojtjen e qeverisë duke u kujdesur të reagojë për të hetuar gazetën gjermane Bild, që zbuloi krimin dhe jo ata që e kanë kryer krimin”, vijon reagimin e tij ish-deputeti.

Për të, “provokimi me shoqërimin e Bashës dhe deklarata e prokurorisë që nuk shqetësohet për krimin por për zbuluesit dhe krimit tregon që ky institucion nuk i shërben as ligjit dhe as interesit publik”. /k.k/noa.al/