Transmetuar më 17-06-2019, 18:35

Gazetari i gazetës “Bild” ka reaguar pas paralajmërimit të Kryeministrit Rama se do ta padisë atë në gjykatë.

Peter Tiede shkruan në rrjetet sociale se materialet janë reale dhe të marra nga prokurorët shqiptarë.

Madja Tiede gjen vend edhe për të nërë ironi.

“Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak se fyeva madhërinë tuaj, apo çfarë? Kasetat janë reale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë punon? I kënaqur që e konfirmuat”, shkruan Peter.

Ndërkohë Kryeministri tha se do ta padisë për nxjerrje të sekretit hetimor për të parë se kush ka të drejtë në këtë histori. /k.k/noa.al/