Transmetuar më 17-06-2019, 19:19

Në përgjimin e tetë të publikuar nga Bild, Arben Keshi (Drejtori i Qendrës për të Huajt Ilegalë, në Ministrinë e Brendshme) bisedon me shefin e policisë Sali Skura (drejtor i policisë nr.5 Kamëz).

Drejtori i Ministrisë së Brendshme Arben Keshi flet me shefin e Stacionit të Policisë në Kamëz, ku shpreh shqetësim dhe kërkon informacion lidhur me votuesit e Partisë Demokratike që jetojnë në Kamëz, por votojnë në Dibër.

Shefi i Policisë së Kamzës pasi jep informacion për numrin e pritshëm të votuesve te Partisë Demokratike që do të shkojnë të votojnë shpreh dhe e informon atë se ai po përpiqet që të pengoje votuesit që të shkojnë të votojnë.

Ai thotë se ka vënë në dispozicion disa barrikada/postblloqe me policë që të bllokojnë votuesit e Partisë Demokratike, dhe se prej kohesh ai i ndiqte lëvizjet e atyre që jetojnë në Kamëz dhe që presin të votojnë në Dibër sepse janë votues të regjistruar atje.

Shefi i stacionit të policisë ne Kamëz pyet/ heton edhe për situatën lidhur me Partinë Socialiste ne disa zona të Dibrës.

Përgjimi 8, Arben Keshi-Sali Skurën

Arben Keshi: Urdho?

Sali Skura: Shef Beni si të kam? Saliu jam.

Arben Keshi: Kush?

Sali Skura: Sala në Kamëz, Sala, Sali Skura.

Arben Keshi: Hë mo ç’kemi?

Sali Skura: Si të ka vllai?

Arben Keshi: Mirë, si kalon ti?

Sali Skura: Mirë a u lodhe ti?

Arben Keshi: Hajde mo lodh.

Sali Skura: Si o tu shku?

Arben Keshi: Po mire duket, na këputët ju të Kamzës.

Sali Skura: Po pra po.

Arben Keshi: Bllokoni autobusët e Kamzës o shok.

Sali Skura: Po pra e kena nxjerr postblloqe, të shohim nga opra tre kan me u nis, nga ora 3:30.

Arben Keshi: A keni informacion sa kanë për tu nis?

Sali Skura: Nga ora 3 e 30 do nisen….. i kena marr do masa, dmth kshu.

Arben Keshi: A janë shumë?

Sali Skura: Po për Zotin menohet 450 – 500 veta.

Arben Keshi: I ka organizu Xhelali e?

Sali Skura: Xhelali ka organizu krejt bashkinë, sonte i ka çu te turizmi i ri në Lurë. Kupto?

Arben Keshi: Ëhë…

Sali Skura: Maqellara si duket?

Arben Keshi: Maqellar është mirë se s’ka prej Kamze në Maqellarë. Nga krahu Xhelalit s’kam asnjë unë.

Sali Skura: Problem është Lura.

Arben Keshi: Lura ee? Lura, Reçi besoj?

Sali Skura: Lura, Reçi gjithë krahu, gjithë ajo krahinë atje, pooo naj komisioner ma merr menja i keni përzgjedh.

Arben Keshi: Po po, po me po.

Sali Skura: Si është situata në qytet?

Arben Keshi: Dhe qyteti mirë është. Vetëm Lurë, Reçë, kjo pjesa që po bie Xhelali me…

Sali Skura: Po pra po, Melita (punonjës i regjistrit civil) s’ka gjë ca me bo me këtë kod dhe me njëri-tjetrin he?

Arben Keshi: Jo jo, jo mo burrë, s’kanë ca bëjnë, thjesht ata që kanë gjendjen civile, se ça u bo.

Sali Skura: Ee si pash sot nga mëngjesi gjithë ditën mo. Hajd urime me ftore mo.

Arben Keshi: Aq aq behet fjale 450. Po sot ka ardh me njerëzit e vet ai në Lurë?

Sali Skura: Po po, njerëzit e vet e ke parasysh ti këto, me do furgona me do kshu, kam ngrit ca postblloqe ne tre pika. Edhe dje po.

Arben Keshi: Eheee mire vetëm për këtë pjesën e informacionit Lura dhe kto zonat e tjera ta dimë pak a shumë.

Sali Skura: Po po 99% janë nga ky krahu këtej.

Arben Keshi: Aha ti bimë andej andej?

Sali Skura: Po.

Arben Keshi: Mire mirë shoku, rrofsh.

Sali Skura: Mirë Beni, hajde suksese.

Arben Keshi: Hajd kalofsh mirë, me fitore.

Përgjimi 9 Sali Skura dhe Arben Keshi 

Shefi i Policisë në Kamëz, Sali Skura pasi heton si shkojnë gjërat në Partinë Socialiste tregon se si ai ka penguar nga postblloqet policore qindra votues që i përkasin partisë demokratike që të shkojnë ne Dibër të votojnë.

Arben Keshi: Po.

Sali Skura: O Beni, Sala jam.

Arben Keshi: Hë mo, ca bone.

Sali Skura: Ç’kemi, si ia çove

Arben Keshi: Mirë, si ia kalove ti.

Sali Skura: Hë ç’bëhet andej?

Arben Keshi: Ku di gje. Mirë më duket, por ke parasysh thes i mbyllur.

Sali Skura: Po po po, si duket situata?

Arben Keshi: Po mirë.

Sali Skura: Flas nga pjesëmarrja si e shikon ti?

Arben Keshi: Aq o sa kanë marrë vazhdimisht. Ke parasysh te 52 përqindëshi, se nuk bëhet më.

Sali Skura: Si shkon Maqellara. Çfarë bëhet?

Arben Keshi: Se di, mirë , mirë, mire na thonë të gjithë . Të jemi të zotë vetë më mirë. Është zonë e palexueshme kjo.

Sali Skura: Po e vërtetë.

Arben Keshi: A erdhët shumë mrom ktej mo?

Sali Skura: Si?

Arben Keshi: A erdhën shumë autobusë mbromë?

Sali Skura: Jo jo, nja 7 i bllokuam. Po po i kemi bllokuar. Të tjerët ia hodhën kështu me miqësi.

Arben Keshi: Shumë mirë.

Sali Skura: Mirë. Me kujdes vëlla. Hajde me fitore.

Arben Keshi: Rrofsh faleminderit.