Transmetuar më 17-06-2019, 19:48

Në përgjimet e 12 dhe 13 për zgjedhjet locale në Dibër të publikuara këtë të hënë nga Bild drejtori drejtorisë Arsimore Drin Gjeci, u kërkon vartësve të tij që të deklarojnë votat në lidhje me veten dhe me të afërmit e tyre.

Përgjimi 12 Drin Gjeci – Reshat Elezi

Drejtori shkollës Reshat Elezi: Alo! Përshëndetje drejtor!

Drejtori drejtorisë Arsimore Drin Gjeci: Mirëmëngjesi! Si ia kalove? A je mirë?

Drejtori shkollës: Mirë! Ç’kemi, si kalove, mirë?

Drejtori drejtorisë Arsimore: Ku je?

Drejtori shkollës: Jam këtu afër tek qendra e votimit.

Drejtori drejtorisë Arsimore: I ke marrë të gjithë ato të familjes?

Drejtori shkollës: Të shtëpisë? Jo s’janë tu ardhë me votu tani. Më vonë, më vonë.

Drejtori drejtorisë Arsimore: Dëgjo…

Drejtori shkollës: Jam t’u ardh vetë.

Drejtori drejtorisë Arsimore: Çfarë qendre voton ti?

Drejtori shkollës: Këtu në Zallreç.

Drejtori drejtorisë Arsimore:Zallreç? Dëgjo se kam një informacion jo të mirë andej unë. Sot vota jote, vota jote 1 dhe e familjes 2 do deklarohet haptaz. Nuk ke deklaruar votë haptaz sot pash me ta thonë.

Drejtori shkollës: Drejtor mos e vrit mendjen në atë punë fare. A po më dëgjon? Mos e vrit mendjen fare në atë punë.

Drejtori drejtorisë Arsimore: Oree do deklarohet haptaz. Kur them haptaz haptaz.

Drejtori shkollës: Mos e vri mendjen fare. Pa merak! Pa merak!

Drejtori drejtorisë Arsimore: Haptaz me gjithë familje.

Drejtori Shkollës: Pa merak! Pa merak!

Përgjimi 13 – Drini Gjeçi me mësuesin Lavdrim Murati

Drini Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?

Lavdrim Murati: Po.

Drini Gjeçi: Drejtori i Arsimit të flet.

Lavdrim Murati: Urdhëro.

Drini Gjeçi: A ke votuar?

Lavdrim Murati: Jo akoma.

Drini Gjeçi: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?

Lavdrim Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha.

Drini Gjeçi: Çfarë radhe?

Lavdrim Murati: Radha or ti.

Drini Gjeçi: Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.

Lavdrim Murati: Ça flet o drejtor?

Drini Gjeçi: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua. Pesë vota sa ke.

Lavdrim Murati: Më vjen keq. Të paskan sinjalizuar gabim.

Drini Gjeçi: Këtë llaf po të them. Ti e di vetë.

Lavdrim Murati: Në rregull.