Transmetuar më 17-06-2019, 20:18

Është 84 vjeç, por kjo nuk e pengon aspak që të ketë një stil tepër të veçantë veshjeje.

Quhet Slvr Tetsuya, nga Japonia dhe ndiqet nga mijëra fansa në rrjetet sociale.

Në fakt, ka qenë nipi i Slvr Tetsuya ai që e bëri të famshëm gjyshin e tij.

Ai e nxiti të vishej me stil dhe me firmat më në zë të modës, ndërsa më pas i shpërndau fotot e tij në Instagram.

Në një periudhë mjaft të shkurtër kohore, ish-mësuesi i kimisë, tashmë është kthyer në një “rival” edhe për të rinjtë që e duan kaq shumë këtë rrjet social. /k.k/noa.al/