Transmetuar më 17-06-2019, 20:22

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali “sulmon” ashpër drejtuesit e opozitës, presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Reagimi i Spiropalit erdhi nëpërmjet një shënimi në rrjetet sociale.

Ajo shkruan në Twitter se data 30 qershor, është koha për të pastruar pisllëkun e hedhur mbi Shqipërinë.

“Njëri i rrjedhur shkruan si vdiq badigardi i kryeministrit. Tjetri i akuzuar nuk paraqitet në prokurori. I treti bën cubin si komandant suprem. Ndërsa ajo hedh fall dhe lajmëron kataklizmë.

Koha për ta fshirë llumin e këtij filxhani e lëshuar ujin e drejtësisë mbi këtë pisllëk në 30 Qershor”, – shkruan Spiropali. /a.k/noa.al/