Transmetuar më 18-06-2019, 08:58

Orë ankthi për Chanchal Lahiri, iluzionistin indian e njohur si “Mandrake”.

Magjistari nuk doli më në sipërfaqe, pasi këtë të diel u zhyt i lidhur me zinxhirë në Kalkutë, në lumin e Hoogly.

Ai u zhyt në ujë me duart dhe këmbët e lidhura me zinxhirë, para syve të një grupi njerëzish dhe nga disa varka që e ndiqnin.

Por të pranishmit mbetën të shokuar, kur pas disa minutash dhe orësh, Lahiri nuk po dilte, shkruan noa.al.

Megjithatë autoritetet thonë se Lahiri nuk mund të deklarohet i vdekur deri kur të gjendet kufoma e tij. /a.y/noa.al