Transmetuar më 18-06-2019, 11:05

Bien në pranga tre persona në Itali, të cilët dyshohen si pjesëtarë të një organizate kriminale të trafikut të drogës.

Mediat italiane shkruajnë se 3 shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët, të cilët ishin pjesë e një organizate kriminale me bazë në Bergamo, që merrej me trafik kokaine, heroine, hashashi dhe marijuane.

Mësohet se shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, i përkasin moshave 35, 33 dhe 28 vjeç.

Mediat vijojnë më tej duke shkruajtur se ata ishin në kërkim që nga data 22 maj 2019.

Shqiptari 28-vjeçar dhe 33-vjeçari u ndaluan nga agjentët në aeroportin e Orio al Serio, sapo u ulën me një fluturim nga Tirana.

Që të tre janë dërguar në paraburgim në Bergamo, ndersa pritet vendimi se çdo të ndodhë me ta./a.k/noa.al/