Transmetuar më 18-06-2019, 11:32

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Perimetri”, ka goditur një rast të shpërndarjes së heroinës dhe kokainës, duke vënë në pranga katër persona.

Kështu mbrëmjen e kësaj të hëne pas informacioneve të marra nga burime të ndryshme u bë finalizimi i operacionit.

Gjatë operacionit u vunë në pranga B. N. (F.), 36 vjeçe; M. F., 20 vjeç; M.B., 22 vjeç dhe E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Nga informacionet e grumbulluara, dyshohej se shtetasja B. N., në bashkëpunim me vëllanë e saj M. F., shisnin në qytetin e Tiranës lëndë narkotike droga të forta kryesisht heroinë dhe kokainë, personave të ndryshëm përdorues të lëndëve narkotike.

Lëndën narkotike ua shishni edhe personave të tjerë si shtetasve E. B., dhe M. B., të cilët lëndën narkotike pasi e blinin nga B.N., dhe M.F., ua shisnin atë personave të tjerë përdorues të lëndëve narkotike.

Nga ana e punonjësve të policisë u bë e mundur kapja flagrancë e të dyshuarve me doza lënde narkotike, heroinë, kokainë, e gatshme për ta hedhur në treg.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 27 doza me heroinë, 5 doza me kokainë, një motor, 6 telefona celulare dhe një dorezë hekuri.

Aktualisht hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes se lëndëve narkotike ” të kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasit M. F. /a.y/noa.al