E keni parë dhe ju maninë e personazheve kryesisht VIP që rezervohen të nxjerrin foto të fëmijëve të tyre?
Kjo ka të mirat e veta në përpjekje për të ruajtur privatësinë.
Dhe Ajola Xoxa, gruaja e Erion Veliajt, duket se e ka këtë merak, sidomos se mos ia marrin më sysh djalin.
Ajo ka nxjerrë një foto në rrjete sociale, ku dallohen këmbët e të birit, Kajan që mesa duket qëndron në karrocë.
Më herët ishte kujdesur dhe i shoqi, Erioni, që të mos nxjerrë fytyrën e të birit Kajan, duke dalë me një foto në krevat, ku djalit nuk i dallohet fytyra (foto e dytë në galeri).
Ndryshe ka vendosur kryeministri, që të veprojë me djalin e vet Zaho.
Ai e ka ekspozuar në publik të birin, ndoshta duke mos e patur atë merakun e marrjes në sysh, një xhest supersticioziteti që e kanë plot njerëz, ashtu si “Lali Eri” dhe gruaja e tij Ajola… /noa.al/