Transmetuar më 18-06-2019, 13:33

Një apartament në pallatin 12 katësh është përfshirë nga flakët në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë dhe deri tani nuk raportohet për të lënduar, por zjarri ka shkaktuar panik tek banorët.

Pas thirrjes për ndihmë në zonë ka ndërhyrë një helikopter i kërkim shpëtimit të Forcës Ajrore, me një grup të Forcave Speciale në bord.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se helikopteri ndërhyri për të shpëtuar një fëmijë të moshës 7 vjeçare të izoluar në katin e 10 të pallatit, për shkak të zjarrit të rënë në banesë.

Falë bashkëpunimit mes Shërbimit zjarrfikës të qytetit te Elbasanit, vajza u evakuua dhe gëzon shëndet të plotë.

Nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit, nderkohe ka ardhur ne ndihme dhe nje helikopter.  /b.l/noa.al/

Nderhyrja ne Elbasan-aksioni i shpetimit te femijes ne pallatin qe po merrte flake on Vidnews.