Transmetuar më 18-06-2019, 14:10

Pas publikimit të përgjimeve të Bild një ditë më parë, ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili është shprehur se disa ndërkombëtarë mbyllën sytë ndërsa themeli i demokracisë dhe i zgjedhjeve të lira në Shqipëri po shkatërrohej.

Ai tha se pikërisht këto përgjime ishin dëshmia ulëritëse e përfshirjes së qeverisë së Edi Ramës në blerjen e votave në Dibër.

Duke akuzuar vendasit, Vasili bëri një apel edhe për ndërkombëtarët, ku u shpreh se tani ndërkombëtarët tani ndodhen para dy alternativave, të mbështesin Ramën ose të denoncojnë kriminalizimin e zgjedhjeve.

“Shqiptarët janë të vendosur që Kryeministri dhe qeveria e krimit të ikin nga zyra. Kjo është provë integriteti e madhe dhe vijë ndarëse për disa ndërkombëtare që mbyllën sytë para shkatërrimit të themelit të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Këto ndërkombëtare janë para dy alternativave ose të denoncojnë kriminalizimin e zgjedhjeve ose alternativa tjetër, më e keqja e mundshme, të mbështesin këtë qeveri krimi. Shqiptarët do jenë të bashkuar sërish të premten”, u shpreh Vasili./b.l/noa.al/