Transmetuar më 18-06-2019, 14:22

Përgjimet e fundit të publikuara nga “Bild”, kanë sjellë reagime të shumta nga opozita.

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, gjatë një daljeje për mediat gjatë ditës së sotme, ka akuzuar disa ndërkombëtarë se kanë mbyllur sytë kur demokracia dhe zgjedhjet e lira po rrezikoheshin.

Vasili se ndërkombëtarët janë përballë dy alternativave, të mbështesin kryeministrin Edi Rama ose të denoncojnë kriminalizimin e zgjedhjeve.

"Shqiptarët janë të vendosur që Kryeministri dhe qeveria e krimit të ikin nga zyra. Kjo është provë integriteti e madhe dhe vijë ndarëse për disa ndërkombëtare që mbyllën sytë para shkatërrimit të themelit të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme. Këto ndërkombëtare janë para dy alternativave ose të denoncojnë kriminalizimin e zgjedhjeve ose alternativa tjetër, më e keqja e mundshme, të mbështesin këtë qeveri krimi”, u shpreh Vasili.

Kujtojmë që gazetari i Bild, Peter Tiede, ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se do të publikojë të tjera audio-përgjime. /a.k/noa.al/