KQZ: Kërkesat për lirimin e KZAZ-ve tejkalojnë kompetencat, dekreti i Presidentit është nul
Transmetuar më 18-06-2019, 14:27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur kërkesave të bashkive të djathta, të cilat kërkojnë lirimin e ambienteve ku janë ngritur KZAZ-të.

Në një dalje për mediat, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha thotë se kush cënon procesin zgjedhor do të ndëshkohet.

“KQZ vijon punën për të mbajtur zgjedhjet e 30 qershor. Disa kryebashkiakë kanë shkruar shkresa për KZAZ.

KQZ bën me dije se këto shkresa bien në kundërshtim me ligjin. KQZ ripërsërit kërkesën që të mos ketë veprime të jashtëligjshme, që KQZ dhe KZAZ të mund të bëjnë punën e tyre. Kuvendi i Shqipërisë përmes një rezolute 5.6.2018 ka shprehur mbështetjen për KQZ që të mbrojë pacenueshmërinë dhe vazhdimësinë”, shprehet zëdhënësja.

Më tej ajo thekson se, “KQZ ka vendosur të cilësohet ineksizstent dekreti i presidentit Meta. Shqiptarët kanë të drejtë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.  Këto veprime janë me pasoja të rënda për zgjedhjet dhe vendin. Veprime të tilla përbëjnë vepra penale. Shkelja e këtyre ligjeve bën që personat që shkelin këto nene të mos kenë mundësi të zgjidhen, sipas ligjit të dekriminalizmit. Ne vijojmë punën normalisht për mbajtjen e zgjedhjeve të 30 qershorit”./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...