“Rrezik rikthimi i vizave”, Rama- Metës: Shqetësohu që je bërë pjesë e frontit kundër Shqipërisë
Transmetuar më 18-06-2019, 15:13

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me shqetësimin e ngritur nga Presidenti Meta për rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë.

Përmes një postimi në twitter, Rama shprehet se vizat nuk ka asnjë shans të rikthehen, prandaj ai i kërkon Metës që të shqetësohet për vizën qe i ka vënë figurës së kreut të shtetit.

"Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave (vizat nuk ka asnjë shans të rikthehen) po të shqetësohet për vizën qe i ka vënë figurës së kreut të  shtetit duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë! Ky front kundër Shqipërisë do dështojë. Me turp!" shkruan Rama.

Reagimi i tij vjen pak orë pasi kreu i shtetit përmes një deklarate shprehu shqetësimin në lidhje me rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë.

‘Pas depozitimit të kërkesës së Holandës për pezullimin e vizave drejtuar Komisionit Europian, njoftimi i djeshëm i Komisionerit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, z. Dimitris Avramopoulos që paralajmëronte ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumbisë, është një kambanë alarmi për të gjithë", thuhej në deklaratën e Presidentit.

Presidentimë i bëri thirrje të gjitha institucioneve shtetërore përgjegjëse të ndjekin me prioritet absolut këtë çështje që mbart një ndjeshmëri të madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...