Lobimi, Ristani: Nuk ka asnjë prove, po bëjnë pis PD-në
Transmetuar më 18-06-2019, 15:45

Një ditë pas thirrjes në Prokurori lidhur me lobimin ne SHBA, sot ish-sekretar i përgjithshëm i PD, Arben Ristani është paraqitur pranë organit të akuzës.

Pas rreth 60 minutash marrje në pyetje në Prokurori, Ristani në një deklaratë për mediat u shpreh se kishte kërkuar provat nga kjo dosje, dhe nuk i ishte dhënë asnjë.

Ai tha se ky është një proces i nxitur politikisht dhe se nuk kishte asnjë dokument me firmën e tij për dhënie apo marrje pagesash. Ai tha se ky proces është i iniciuar politikisht dhe ka për qëllim për të bërë pis Partinë Demokratike të Shqipërisë.

“Qeverisë kriminale po i vjen fundi. Dhashë deklaratën time, unë si Arben Ristani nuk kam asnjë lidhje me këtë histori. Akuza është e iniciuar nga ana politike. Nuk ka prova. Ska asnjë dokument. Tani kjo nuk ka rendësi, pasi ju jeni për thelbin e çështjes. U paraqita mbi bazën e ftesës së prokurorisë.

U kërkova prova, por ju siguroj se nuk ka asnjë provë që sekretari ka nxjerrë vendime me firmë. Nuk kam asnjë bisedë telefonike që ka të bëjë me dhënie apo bërje pagesash. Nuk kam asnjë dijeni për marrje apo bërje pagese. Çështja është e nxitur politikisht, për të bërë pis edhe PD-në”, u shpreh Ristani.

Loading...
loading...
Loading...