Transmetuar më 18-06-2019, 16:23

Tre ditë përpara protestës së 9-të kombëtare të opozitës së bashkuar, Ambasada Amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonat në të cilat do të zhvillohet tubimi i PD-LSI dhe partive të tjera të opozitës.

Ndryshe nga herët e tjera, ky paralajmërim ka ardhur jo pak orë përpara se të nisë protesta.

Në njoftim theksohet se duke qenë se ka pasur dhunë në të kaluarën dhe për faktin që nuk dihet kohëzgjatja e saj, qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes.

“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit të premten, më 21 qershor 2019, duke filluar rreth orës 8:00 të mbrëmjes. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur.

Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur kanalet e ujit dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi. Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj. Monitoroni mediat lokale për përditësime”,- njofton ambasada.